Reforma Zgjedhore, Basha takim me ambasadorin e OSBE-së NULL NULL 15.10.2019 11:38 15.10.2019 11:38 Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha do të zhvillojë mesditën e sotme një takim e ambasadorin e OSBE-së në Shqipëri, Berndt Borchardt, në kuadër të përpjekjeve për realizimin e Reformës Zgjedhore. Basha do të takohet po ashtu edhe me ambasadoren Audrey Glover, që udhëhoqi grupin e vëzhguesve të OSBE/ODIHR në zgjedhjet vendore të 30 qershorit. Ky takim vjen disa ditë pas konferencës së thirrur nga OSBE-ja për një tryezë gjithëpërfshirëse mes partive politike në vend në funksion të kryerjes së Reformës Zgjedhore, që është edhe një prej kushteve imediate të vendosura nga Bundestagu gjerman në këmbim të pëlqimit të kushtëzuar për çeljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Në këtë tryezë, opozita jashtëparlamentare u përfaqësua në nivel teknikcienësh nga përfaqësuesi ligjor i PD-së, Ivi Kaso, Arjan Madhi nga Partia Republikane dhe Muharrem Caka nga Lëvizja Socialiste për Integrim, raporton Lapsi.al, transmeton Klan Kosova. Ndërkaq, opozita ka përpiluar një plan prej 5 pikash përmes të cilit rendit hapat dhe propozimet që duhen ndjekur për realizimin e Reformës Zgjedhore. Në një dalje për mediat para pak ditësh, Basha i përcolli një mesazh të tërthortë kreut të qeverisë, Edi Rama, duke u shprehur se nëse nuk e zbaton këtë plan, është mirë “të hapë krahun”. “Nuk është çështje për Bashën nuk është një çështje për Ramën. Shqipëria është në krizë, ne kemi një plan për të nxjerrë vendin nga kriza. Ia kemi dorëzuar këtë plan Ramës dhe njerëzve të tij. Ta zbatojë nëse nuk e zbaton të hapë krahun se e zbatojmë ne”, tha Basha. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Kostoja e e urës së re të Baltimores mund të kushtojë 400 milionë dollarë, thonë ekspertët 7 minuta më parë
Kosova Ulutash takohet me Crosetton, diskutojnë për situatën e sigurisë në Kosovë dhe rajon 11 minuta më parë