Reforma në arsim, për demokratizim të shoqërisë NULL NULL 19.05.2015 17:44 19.05.2015 17:44 Kosova së shpejti do të ketë një rregullativë ligjore, që pritet të sigurojë standarde në cilësisinë e arsimit të lartë, të definimit të autonomisë akademike dhe financiare të universiteteve. Kështu u tha në debatin e nisur sot në Rektoratin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, rreth Projektligjit për arsim të lartë dhe Projektligjit për profesionet e rregulluara, ku u konkludua se reformat në arsimin e lartë janë procese të rëndësishme në demokratizimin e mbarë shoqërisë. Nga ky debat i parë rreth reformave në arsimin e lartë në Kosovë janë nxjerrë në parim informatat e para rreth përmbajtjes së projektligjeve, të cilat janë përpunuar nga një grup profesorësh universitarë dhe ekspertë të tjerë të fushës së arsimit. Gjithashtu janë propozuar ndryshimet që duhet të bëhen në projektligjet, e që kanë për qëllim ngritjen e standardeve dhe kritereve për një arsim sa më cilësor. Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Arsim Bajrami u shpreh i kënaqur që debati po hapet në Universitetin e Prishtinës dhe tha se ai në javët e ardhshme do të zhvillohet në të gjitha njësitë akademike të këtij institucioni dhe institucioneve tjera të arsimit të lartë në Kosovë, në shoqërinë civile, me mediat dhe akterë të tjerë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.