Reflekset e pabesueshme të nënës shpëtojnë të birin nga rënia e katit të katërt (VIDEO) NULL NULL 25.06.2019 22:16 25.06.2019 22:16 Kamera e mbikëqyrjes regjistroi momentin kur një nënë arriti ta shpëtojë djalin e saj nga rënia nga shkallët e katit të katërt me reflekset e pabesueshme. Nëna pasi del nga ashensori me djalin e saj është duke shikuar në telefon derisa djali vendos duart në rrethojat e shkalleve duke menduar se është xham, njofton Klan Kosova. Incidenti ndodhi të mërkurën në Medellin, Kolumbi. Video u bë virale në rrjetet sociale dhe menjëherë shkaktoi reagime të përbashkëta. Disa menjëherë lavdërojnë reflekset e nënës, por ka pasur edhe nga ata që e sulmuan atë për shkak të përdorimit të telefonit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.