Referomat pensionale, Macroni përballet me protesta të mëdha - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Referomat pensionale, Macroni përballet me protesta të mëdha

NULL NULL
16.03.2023 20:20

Rrugët dhe sheshet e Parisit janë mbushur me protestues, të cilët po kundërshtojnë reformat e pensioneve.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, po përballet me protesta, pas propozimit të rritjes së moshës së daljes në pension nga 62 në 64 nga viti 2030.

Për më tepër, punëtorët do të duhet të japin edhe kontribute shtesë në skemën kombëtare të pensioneve – nga viti 2027, ata do të duhet të punojnë 43 vjet, jo 42, për të marrë një pension të plotë, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, bëhet e ditur se të ardhurat minimale të garantuara nga pensioni të jenë jo më pak se 85 për qind e pagës minimale neto.

Oficerët e policisë, rojet e burgut, kontrollorët e trafikut ajror dhe punonjësit e tjerë publikë në punë që konsiderohen të vështira fizikisht ose mendërisht do të mbajnë të drejtën për të dalë në pension të parakohshëm