Referi që i kërkoi falje Gerrardit do të ndajë drejtësinë në derbin mes Cityt dhe Liverpoolit NULL NULL 30.03.2023 23:41 30.03.2023 23:41 Liverpooli dhe Manchester City do të përballen këtë të shtunë në “Etihad”, por për dallim nga sezonet e kaluara, dy gjigantët anglezë tani takohen në rrethana të ndryshme. Liverpooli e kërkon fitoren me qëllim që t’i bëjë presion Tottenhamit dhe Neëcastle për një pozitë që çon në Ligën e Kampionëve. Ndërsa, City do të tentojë që t’i afrohet sa më shumë Arsenalit i cili e kryeson tabelën. E, drejtësinë në derbi do ta ndaj Simon Hooper, i cili në shtator të vitit të kaluar i kërkoi falje legjendës së Liverpoolit, Steven Gerrard, pasi që i kishte mohuar Aston Villas golin e fitores ndaj Cityt. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS