Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Referendumi serb, katër persona ndalohen në Merdarë

NULL NULL
15.01.2022 00:40

Burime të Klankosova.tv kanë konfirmuar se katër persona të përfshirë në transportimin e materialit të referendumit serb janë ndaluar në pikëkalimin kufitar në Merdarë. Gjithashtu janë ndaluar edhe dy kamionë të cilët po shfrytëzoheshin për të bartur këtë material.

Këto burime kanë konfirmuar po ashtu se këta persona, në mesin e tyre edhe zyrtarë të Komisionit Republikan të Zgjedhjeve në Serbi, vetëm janë ndaluar dhe të njëjtit nuk janë arrestuar nga Policia e Kosovës ashtu siç ka pretenduar e ashtuquajtura Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.

Kjo e fundit ka thënë se pjesëtarë të Policisë së Kosovës e kanë arrestuar koordinatorin e Komisionit Republikan të Zgjedhjeve në Serbi, Marko Jankoviq, bashkë me shoferin e tij dhe shoferët e dy kamionëve.

Klan Kosova merr vesh po ashtu se kamionët e ndaluar në këtë pikë kufitare tashmë janë transferuar në një nga stacionet e Policisë së Kosovës.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.