Referendum për grevën – votojnë mësimdhënësit (VIDEO) NULL NULL nga Qendresa Bellagoshi 29.09.2022 20:38 nga Qendresa Bellagoshi 29.09.2022 20:38 Mësimdhënësit kanë votuar gjatë ditës për propozimin e SBAShK-ut nëse duhet të pezullohet greva e të nisë mësimi të hënën. Rezultatet e përcaktimit të tyre nuk janë bërë të ditura, meqë të njëjtat nuk kanë arritur të mblidhen në nivel vendi marrë parasysh që disa shkolla nuk kanë votuar gjatë së enjtes. Në kryeqytet shkolla “Emin Duraku” vendosi për pezullim, “Sami Frashëri” që të vazhdohet me grevë e “Ahmet Gashi” do të përcaktohet të premten. Ndryshe nga njëra-tjetra kanë vendosur edhe shkollat tjera. Por, të gjitha këto do të mblidhen e deri pasditen e së premtes do të bëhen të ditura, teksa vendimi do të publikohet gjatë vikendit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Crosetto pas takimit me Maqedoncin: Do të bashkëpunojmë me FSK-në për të mbështetur sigurinë në rajon 3 orë më parë
Kosova Maqedonci informoi homologun italian për mbështetjen që Kosova po i ofron Ukrainës 3 orë më parë