Refer i finales së Botërorit, argjentinasi Nestor Pitana NULL NULL 12.07.2018 20:03 12.07.2018 20:03 Referi argjentinas, Nestor Pitana, do ta referojë finalen e Kupës së Botës “Rusia 2018” mes Francës dhe Kroacisë. Në këtë Botëror ai iu ka referuar të dyja kombëtareve, Kroacisë në 1/8 e finales në triumfin në penalti ndaj Danimarkës, dhe Francës në fitoren 2:0 ndaj Uruguait në çerekfinale. Ai po ashtu ka gjykuar në ndeshjen e parë mes Rusisë dhe Arabisë Saudite, dhe në atë mes Meksikës dhe Suedisë. Ndërkaq, ai në finale do ta ketë ndihmën e asistentëve po ashtu argjentinas, Hernán Maidana dhe Juan Pablo Bellat. Zyrtar i katërt do të jetë holandezi, Bjorn Kuipers, ndërsa i katërt, bashkëvendësi i tij, Erwin Zeinstra. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.