Reese Witherspoon për herë të parë shihet në publik pas ndarjes nga bashkëshorti NULL NULL 02.04.2023 11:09 02.04.2023 11:09 Aktorja Reese Witherspoon është parë për herë të parë dje në rrugët e Nashville që nga procesi i divorcit që e ka filluar me ish-bashkëshortin e saj, Jim Toth. 47-vjeçarja u pa të shtunën pa unazat e fejesës dhe dasmës prej kur ajo dhe Toth thanë “morëm vendimin e vështirë për t’u divorcuar”. Fituesja e Oscars pati të veshur pantallona të bardhë dhe një këmishë me vija të bardha dhe të kaltra. Witherspoon dhe agjenti i talenteve të CAA e njoftuan divorcin e tyre në një deklaratë të përbashkët të premten e kaluar, disa ditë para përvjetorit të tyre të 12-të. Witherspoon dhe Toth, të cilët u martuan në mars të vitit 2011, e kanë një djal 10-vjeçar, Tennessee James, shkruan People, transmeton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Moda Çfarë ka të reja nga shoubizi shqiptar? Flasin gazetarët dhe stilisti i njohur (VIDEO) 5 orë më parë