Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Reduktime të ujit si pasojë e turbullirës në kanalin e Ibër Lepencit

NULL NULL
25.01.2021 10:43

Si pasojë e reshjeve të shiut ditët e fundit, janë rritur rrjedhjet sipërfaqësore në zonat fushore dhe pastaj të njëjtat kanë përfunduar sërish te kanali i Ibër Lepencit, kanal prej të cilit merret uji i pa përpunuar për tu trajtuar pastaj për pije.

Si shkak i kësaj, ka rritje të turbullirës në atë nivel që bënë të pamundur trajtimin e ujit për pije konform standardeve dhe teknologjisë që posedojnë.

“Me qëllim që të ruajmë kualitetin e ujit për pije, t’i ruajmë pajisjet teknologjike, jemi të detyruar të zvogëlojmë në minimum prodhimin e ujit nga ky Impiant, me çrast jemi detyruar të ndërprejmë furnizimin me ujë të pijshëm për konsumatorët e zonave: Obiliq, Fushë Kosovë, Drenas dhe lagjja Kalabria në Prishtinë.

Si pasojë e ndërprerjes së punës në ITUP Shkabaj, edhe disa zona tjera në Prishtinë do të kenë reduktime në periudhën e mesditës dhe gjatë natës, më konkretisht ata të cilët furnizohen me ujë nga sistemi i Badocit si dhe nga Kodra, për shkak të alternativave teknike për furnizim të zonave më të afektuara nga kjo turbullirë. Në momentin që kushtet lejojnë që uji të trajtohet dhe të garantohet cilësia e duhur pas trajtimit, ne do e rikthejmë gjendjen normale me trajtim dhe furnizim”, thuhet në njoftim.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.