Reçica thotë se ka hapa konkretë për implementimin e marrëveshjes me Shqipërinë për mobilitet në punë

Reçica thotë se ka hapa konkretë për implementimin e marrëveshjes me Shqipërinë për mobilitet në punë

NULL NULL
1 muaj më parë

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, bashkë me zëvendëskryeministren Albulena Balaj-Halimaj, kanë pritur sot në takim ambasadorin e Shqipërisë në Kosovës, Qemal Minxhozi, për të diskutuar lidhur me hapat që MPMS ka ndërmarrë në funksion të implementimit të Marrëveshjes për Mobilitet për Punë, që është nënshkruar në mbledhjen e fundit të dy qeverive.

Ministri i MPMS, Skender Reçica, ka shprehur se me mbështetjen e madhe edhe të zëvendëskryeministres Balaj-Halimaj, janë të gatshëm për ta jetësuar sa më parë këtë marrëveshje, që për qëllim ka përmirësimin e fushës së punësimit dhe aftësimit profesional, integrimin e një tregu të përbashkët të punës Kosovë-Shqipëri, përmbushjen e nevojave të qytetarëve për lëvizje të lirë të punëtorëve, hapjen e horizonteve të bashkëpunimit dhe integrimit andej dhe këndej kufirit.