Reçica i dorëzon pensionistëve të dhënat e viteve 1990-1998 NULL NULL 07.09.2018 12:38 07.09.2018 12:38 Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, priti në takim Shaban Kelmendin, përfaqësues i autorizuar i Federatës së Sindikatës së Pavarur të Pensionistëve dhe Invalidëve të Punës. Duke zbatuar Aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, i cili i jep të drejtë Federatës në fjalë për qasje në të dhënat zyrtare për pensionistët e Kosovës të periudhës 1990-1998, ai i dorëzoi Kelmendi të dhënat zyrtare të mbi 80.000 pensionistëve. Ministri i Punës tha se MPMS po përmbush kështu një obligim ligjor dhe moral, duke theksuar se MPMS mbetet e përkushtuar t’u dalë zot të gjithë pensionistëve në vend. Nga ana tij, Kelmendi falënderoi ministrin Reçica për pritjen dhe përkushtimin për të realizuar kërkesën e Federatës. Kelmendi dhe Reçica u dakorduan për thellim të bashkëpunimit në mes të MPMS-së dhe Federatës, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 12 orë më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 12 orë më parë