Reçica: 500 euro, rroga e një kamerieri në kryeqytet (VIDEO) - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Reçica: 500 euro, rroga e një kamerieri në kryeqytet (VIDEO)

NULL NULL
nga Arbëresha Fazliu 02/07/2022

Anëtari i shoqatës së gastronomëve, Petrit Reçica, në emisionin “Ju flet Prishtina” në Klan Kosova, tha se ka kamerier në kryeqytet rroga e të cilit mund të shkojë mbi 500 euro.

Sipas tij pagat janë rritur për shkak të shtrenjtimit të çmimeve të ushqimit e naftës. Reçica tha se shumica e punëtorëve në gastronomi kanë kontrata e u paguhet kontributi pensional.

“Ka paga që e kanë mbi 500 euro neto. 48 orë në javë punojnë por u paguhet puna jashtë orarit me marrëveshje”, shtoi ai.

Ndërsa paga minimale e një kamerieri i cili punon 40 orë në javë, është 300 euro neto, sipas tij.