Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rebiç sërish vendimtar, Milani merr fitoren e tretë radhazi

NULL NULL
25.01.2020 12:12

Milani konfirmon momentin e mirë që po kalon, teksa mbrëmjen e sotme triumfoi me rezultatin minimal 0-1 në “Rigamonti”, duke çuar në 3 numrin e fitoreve radhazi.

Ashtu si të dielën ndaj Udineses, edhe mbrëmjen e sotme hero i kuqezinjve ishte sulmuesi kroat Ante Rebiç, që erdhi nga stoli dhe arriti të shënojë golin me vlerë 3-pikëshe për kuqezinjtë.

Ishte një top i gjatë në thellësi pēr Ibrahimoviç, që ktheu pasimin në qendër dhe aty pas një rrēmuje sfera shkoi te Rebiç, që gjuajti saktē dhe e dërgoi në rrjetë.

Kjo fitore i ngjit kuqezinjtë në vendin e 6 me 31 pikë, ndërsa fiton terren edhe Rebiç, i cili pak ditë më parë bëri valixhet gati për t’u larguar, por në 5 ditë ka shënuar 3 gola dhe i ka dhënë 6 pikë skuadrës së Piolit.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.