Lajmet e fundit

Libri ”Rebelim dhe kujtesë” i autores Ardianë Pajaziti, promovohet sonte nga ora 19:00, në KultPlus Caffe Gallery, vepër kjo që sjell në qendër nëntë histori grash, nëntë zëra dhe nëntë fate që kanë sfiduar mentalitete, kanë kundërshtuar regjime dhe kanë dëshmuar forcë, mbijetesë, dashuri dhe përkushtim.
Promovimi do të zhvillohet përmes një bashkëbisedimi mes shkrimtarit Ag Apolloni, Arbër Selmanit dhe autores Ardianë Pajaziti. Gjatë aktivitetit do të lexohen edhe pjesë nga libri.
“Rebelim dhe kujtesë” përmbledh rrëfime personale dhe emocionale të nëntë grave të jashtëzakonshme, të cilat kanë thyer kufijtë e mentaliteteve të kohës dhe kanë përballuar sisteme, regjime, luftëra dhe humbje.
Në libër përfshihen historitë e Ferdeze Mujaj Sadiku, Edita Tahiri, Edi Shukriu, Saranda Bogujevci, Valbona Pula Petrovci, Ornela Vorpsi, Shukrije Ramadani, Branka Petriç dhe Luljeta Pula./Klankosova.tv