Rebelët vranë 8 ushtarë indianë NULL NULL 04/05/2015 04/05/2015 8 ushtarë indianë janë vrarë nga rebelët në veri-lindje të shtetit të Nagalandit. Sipas raportimeve të fundit thuhet se sulmuesit e kryen sulmin të dielën kur viktimat u ndalën për të mbushur ujë. Ushtarët e kthyen sulmin prapa, duke vrarë një nga sulmuesit. Ky ishte sulmi i dytë nga rebelët kundër ushtarëvë indianë gjatë javëve të fundit. Krejt këto sulme vijnë si pasojë e kërkesave të popullit 2 milionësh Naga që po kërkojnë pavarësinë e tyre si shtet. Qeveria indiane tha se është e pamundshme që të ndryshohen kufinjtë e tanishëm në mënyrë që të lejojë të gjithë popullin Naga të jetojë bashkë në një shtet.
Kosova Inspektorati policor, sindikatës: Pika 1 dhe Pika 2, ndër operacionet më të suksesshme kundër korrupsionit 15 minuta më parë