Rebecca Gayheart u përpoq ta vriste veten pasi shtypi për vdekje një nëntëvjeçar NULL NULL 22.05.2019 21:00 22.05.2019 21:00 Rebecca Gayheart ka folur për aksidentin tragjik në të cilin ishte e përfshirë në vitin 2001, ku mbeti i vdekur një djalë nëntëvjeçar. Aktorja ishte duke vozitur në Los Angeles dhe aksidentalisht goditi një djalë me emrin Jorge Cruz Jr, i cili ishte duke kaluar rrugën. “Kam pasur një aksident shumë të tmerrshëm. Një fëmijë nëntëvjeçar vdiq. Dhe gjithçka ndryshoi nga ajo ditë, unë ende kam probleme për të folur rreth kësaj”, tha Rebecca në një intervistë të fundit, transmeton Klan Kosova. “Unë thjesht nuk doja të jetoja pas atij aksidenti. Kalova rreth një viti duke përpjekur për ta vrarë veten”. Ajo po kalon ende në një kohë të vështirë kur mendon për aksidentin. “Unë ende e përsëris atë në kokën time. Sikur të kisha ndaluar në pompën e benzinës, ndoshta nuk do të kaloja në atë rrugë. Këto gjëra nuk ikin kurrë më. Këto qëndrojnë me mua përgjithmonë dhe nuk po mund ta përballoj. Thjesht nuk dua të jetoj pas atij aksidenti”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.