Realizon ëndrrën, nga afër ndjek një super ndeshje të NBA NULL NULL nga Jon Ajeti 01.12.2021 19:35 nga Jon Ajeti 01.12.2021 19:35 Altin Sahiti, ish-basketbollist, kapiten i Kosovës në 3×3 dhe tifoz i flaktë i këtij sporti, ka pasur mundësi të jetë prezent në një nga takimet më interesante të NBA sivjet, ku u ballafaquan dy prej ekipeve më të mira, Brooklyn Nets – New York Knicks. Sahiti, që vjen nga një familje sportistësh, ishte në palestrën e njohur Barclays Center, ku pati mundësi t’i shohë duke luajtur super yjet e basketbollit si Kevin Durant, James Harden, Blake Griffin, Derick Rose, LaMarcus Aldrigde, Patty Mills, Julius Randle, Evan Fouriner e shumë basketbollistë të tjerë si dhe trajnerët Steve Nash e Tom Thibodeau. Natyrisht në këtë ndeshje prezent ishin edhe shumë figura nga fusha të ndryshme si këngëtarë e artistë të njohur botërorë. Altini këtë eksperincë e përjetoi të mërkurën në mëngjes me kohën tonë lokale dhe në profilet e tij në rrjete sociale ka thëne se nuk e ka menduar se kaq shumë do ta shijonte një ndeshje nga liga me e fortë e basketbollit në botë. Biletat, të cilat i posedoi Sahiti, që ishin shumë afër parketit, janë siguruar nga ish-basketbollisti i njohur Samir Shaptahu, që tash e disa vite jeton dhe vepron në Amerikë
Big Brother VIP Xhuli: Gabimi im më i madh këtu është ofendimi që i bëra Stresit duke e quajtur "legen" (VIDEO) 01/02/2023
Big Brother VIP Andi-Gresës: A e din kur njeriu është për ty? Kur gjendet për ty edhe në momentet më të vështira (VIDEO) 01/02/2023