Lajmet e fundit

Real Madrid ka arritur marrëveshje për transferimin e Sergio Martinezit.
19-vjeçari do t’i bashkohet menjëherë klubit madrilen, pa u huazuar te Racing.
Mesfushori do të firmosë kontratë deri në qershor të vitit 2030.
Marrëveshja kap vlerën e rreth tre milionë eurove, dhe Martinezi ka refuzuar oferta nga klube angleze, gjermane dhe saudite.
Lojtari zgjodhi Real Madridin pas kontakteve dhe bisedave për projektin e klubit.