Reali sonte përballë Valencias NULL NULL 03.01.2025 14:14 03.01.2025 14:14 Foto ilustruese Real Madridi sonte do të përballet me Valencian, ndeshje kjo e mbetur e xhiros së kaluar. Valencia këtë sezon po kalon nëpër probleme të shumta, duke arkëtuar vetëm 12 pikë nga 17 xhiro, dhe rrezikon rënien nga La Liga. Në anën tjetër, Reali e ka gjetur rrugën për të konkurruar për titull, duke qëndruar në pozitën e dytë me 40 pikë, vetëm një pikë larg Atletico Madridit në krye, dhe dy më shumë se Barcelona në të tretin. Ndeshja e sontme luhet nga ora 21:00 dhe mund ta ndiqni në kanalet sportive të Kujtesa-s në platformën Artmotion. /Klankosova.tv