Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Reali në ofansivë

NULL NULL
08.08.2015 11:33
Skuadra mbretërore duket të jetë ende e interesuar për të nënshkruar me Paul Pogban.

Real Madridi pritet të fillojë një seri të re përpjekjesh për të nënshkruar me mesfushorin Paul Pogba.

Francezi ditë më parë mori fanellën me numër ’10’, pasi Carlos Tevez u largua në drejtim të Bocas, duke u quajtur kështu nga trajneri si “lider dhe përgjegjës për skuadrën”.

Këto zhvillime mund ta vështirësojnë një transferim të mundshëm të mesfushorit në Santiago Bernabeu, por Perez ka bërë transferime edhe më të parpritura(Zidane, Bale).

Mësohet se drejtuesit e skuadrës kanë rivënë kontaktet me zyrtarët e ‘Zonjës së vjetër’ duke u ofruar 80 milionë euro për Pogban dhe se Florentino Perez i ka thënë një miku tij të afërt “bëj ç’të duash por nënshkrujë me Pogban”.

Se si do të përnfundojë përpjekja e re, mbetet të shihet, por Pogba në Bernabeu do të krijonte një treshe ëndrrash në mesfushë: Kroos, Pogba, Modriq.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.