Reali me një fitore komode ndaj Celta Vigos - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Reali me një fitore komode ndaj Celta Vigos

NULL NULL
22.04.2023 23:03

Real Madridi ka shënuar fitore ndaj Celta Vigos, me rezultat 2-0, në kuadër të javës së 30-të në La Liga.

Golat e fitores për Real Madridin i shënuan Marco Asensio në minutën e 42’ dhe Eder Miltao në pjesën e dytë në minutën e 48’.

Reali pas fitores mbetet në vendin e dytë me 65 pikë, pas 30 ndeshjeve, teksa Celta Vigo renditet në pozitën e 12-të me 36 pikë.

Në vendin e parë në tabelë është Barcelona me 73 pikë, që nesër do të përballet me Atletico Madridin, duke filluar nga ora 16:15. /Klankosova.tv.