Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Reali me mungesa, city me artilerinë e rëndë

NULL NULL
nga Andi Shabani 09.05.2023 16:48

Real Madrid dhe Manchester City, sonte, në Santiago Bernabeu e zhvillojnë aktin e parë gjysmëfinal në Ligën e Kampionëve.

Synimi i të dy skuadrave është arritja e një rezultati sa më pozitiv, para sfidën kthyese në “Etihad”.

Por për ekipin e drejtuar nga Carlo Ancelotti kjo sfidë nuk pritet të jetë e lehtë, marrë parasysh faktin e futbollistëve që janë jashtë aksionit.

Për “galaktikët” do të mungojë Dani Ceballos, Ferland Mendy si dhe Eder Militao i cili konsiderohet mungesa më e madhe.

Qendër mbrojtësi është i suspenduar dhe pritet të kthehet në ndeshjen e dytë.

Për dallim nga Ancelotti, Guardiola është shumë i qetë në këtë aspekt.

Spanjolli e ka në dispozicion gjithë skuadrës e cila do të prihet nga lideri Erling Haaland.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.