Lajmet e fundit

Real Madrid po përgatit lëvizjet për të ardhmen dhe një nga emrat që ka tërhequr vëmendjen e klubit është Finn Jeltsch.
Mbrojtësi 20-vjeçar i Stuttgartit po monitorohet nga afër nga drejtuesit madrilenë, të cilët po kërkojnë të rinovojnë repartin defensiv, transmeton Klankosova.tv.
Jeltsch ka një vlerë të përllogaritur prej rreth 35 milionë eurosh.
Interesi i Real Madridit lidhet edhe me situatën e Antonio Rüdiger, kontrata e të cilit hyn në fazën e fundit, ndërsa problemet fizike të Éder Militãos janë një tjetër shqetësim për klubin.
Për këtë arsye, Jeltsch mund të jetë një nga objektivat e Real Madridit për një përforcim të rëndësishëm në mbrojtje.