Reali jep një donacion të madh për spitalet në Madrid, që janë në luftë me koronavirusin

Reali jep një donacion të madh për spitalet në Madrid, që janë në luftë me koronavirusin

6 muaj më parë

Real Madridi u është bashkuar klubeve tjera që të ndihmojnë spitalet në luftën kundër koronavirusit.

Los Blancos po i ndihmojnë spitalet në Madridi me disa ndihma, derisa po paguajnë edhe për mjetet sanitare të nevojshme për të luftuar pandeminë botërore.

Kryetarja e qytetit Isabel Diaz Ayuso ka konfirmuar për donacionin që ka bërë Real Madridi për spitalet.

“Faleminderit Real Madridi për kontributin e tyre ë rëndësishme për përballjen ndaj coronavirusit dhe që po na ndihmon të shpëtojmë jetë njerëzish”.

E para e Madridit konfirmoi poashtu se ky donacion do të kogja i majmë.

“Kam biseduar me presidentin Florentino Perez dhe ai më ka konfirmuar se do na ndihmojë me gjëra tjera sanitare”.

Mbretërit thuhet se kanë ofruar edhe një shumë të majme parash në luftën kundër virusit vdekje prurës.