Reali i interesuar në transferimin e Salah NULL NULL 31.03.2023 07:55 31.03.2023 07:55 Mo Salah Real Madridi po monitoron nga afër golashënuesin rekord të Liverpoolit, Mohamed Salah. Lajmet me bazë në Real sugjerojnë se Salah është në listën e ngushtë të sulmuesve që Los Blancos po kërkojnë të nënshkruajnë në verën e ardhshme. Egjiptiani po kalon një sezon magjepsës në Anfield pasi ka shënuar tashmë 22 gola dhe 11 asistime. Raporti nga Defensa Central thotë se Salah ëndërron të bashkohet me kampionët në fuqi të Spanjës dhe Evropës dhe mund të joshet në kryeqytetin spanjoll. Me objektivat e tjerë të Real Madridit si Victor Osimhen dhe Harry Kane që janë të lidhur me një mori klubesh të tjera, madrilienët mund të shpenzojnë shumë për një nga anësorët më të rrezikshëm të Premier Leagues. /Klankosova.tv Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Zvicra publikon fanellat për Evropian, Xhaka: Mezi pres që së shpejti t'i vesh 23 orë më parë