Reali fiton ndaj Eibarit dhe barazon Atleticon në krye NULL NULL 4 javë më parë 4 javë më parë Real Madridit i mjaftoi starti i furishëm ndaj Eibarit për të siguruar fitoren e katërt radhazi në La Liga, e cila e ngjit skuadrën mbretërore në vendin e dytë me 29 pikë, aq sa ka edhe Atletico e Madridit (ka zhvilluar dy ndeshje më pak), e cila kryeson falë golaverazhit më të mirë. “Los Blancos” realizuan dy gola të shpejtë me Karim Benzemanë dhe Luka Modricin në minutat 6’ dhe 13’, duke krijuar idenë e një suksesi me goleadë, por Eibari e rihapi ndeshjen në minutën e 28-të me golin e Kikes. Vendasit tentuan deri në fund për të shmangur humbjen, por shpresat e tyre u veniten në shtesë, kur Lukas Vaques shënoi golin e rezultatit përfundimtar 1-3./supersport.al/