Real mendon huazimin e Jese NULL NULL 30.05.2015 12:09 30.05.2015 12:09 Qëndrimi apo largimi i Jese Rodriguez do të varet nga vendimi që do të merret pas konsultave të tij me trajnerin e ri dhe klubin. Jese Rodriguez do të jetë ndër lojtarët për të cilët do të diskutojë Rafa Benitez, qysh në negociata e para me zyrtarët e Real Madridit. Huazimi i tij në ndonjë nga skuadrat e mëdha është në listën e prioriteteve edhe para emërimit të shefit të ri të pankinës. Shefat e klubit mendojnë se huazimi i tij është zgjidhja më e mirë, veçmas nëse ndonjë sulmues transferohet këtë verë në Santiago Bernabeu. Megjithatë, ky do të jetë vendim që do të merret pas konsultimit të trajnerit me lojtarin. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Sonte në Rubikon, Vlora Çitaku - flet për bllokadën politike, aktgjykimin e Kushtetueses dhe zgjidhjet e PDK-së 01/07/2025