Lajmet e fundit

Real Madridi po përgatit një tjetër tentativë për Erling Haalandin në vitin 2027 dhe sipas raportimeve nga Spanja besohet se kjo mund të jetë mundësia për ta transferuar sulmuesin norvegjez nga Manchester City.
Haaland ka kontratë me Cityn deri në vitin 2034 dhe vlera e tij në treg llogaritet rreth 220 milionë euro.
Situata mund të ndikohet edhe nga procedurat ndaj Manchester Cityt për shkelje të rregullave financiare.
Barcelona, Arsenal dhe Bayern gjithashtu po monitorojnë situatën e 26-vjeçarit, por Real Madridi po e ndjek nga afër mundësinë për vitin 2027. /Klankosova.tv