Real Madridi triumfon në Superkupën e Spanjës, e mposht Barcelonën NULL NULL 25.09.2022 21:32 25.09.2022 21:32 Real Madridi e ka mposhtur Barcelonën në kuadër të Superkupës së Spanjës. Madrilenët kanë triumfuar ndaj blaugranëve, me rezultat 89-83, transmeton Klankosova.tv. Reali e nisi më mirë çerekun e parë duke e fituar me reuztlat 17-15, derisa në çerekun e dytë, Barça u kthye furishëm duke e fituar me rezultat 22-15. Në çerekun e tretë, Real Madridi shpërtheu duke e fituar me rezultat 26-12, derisa në çerekun e fundit u rikthye në lojë prapë Barcelona, duke e fituar 22-16, dhe kështu duke e dërguar ndeshjen në vazhdime. Në vazhdime u treguan më efikas madrilenët, pasi e fituan me rezultat 18-12. Rezultat përfundimtar në fund të ndeshjes ishte në favor të Real Madridit, 89-83. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.