Real Madridi shkatërron Valencian NULL NULL 11.11.2023 22:59 11.11.2023 22:59 Real Madridi e ka mposhtur Valencian me rezultat 5-1, në kuadër të xhiros së 13-të në La Liga. Dani Carvajal e hapi sfidën me një gol në minutën e 3’, pas një asistimi nga Toni Kroos. Golin e dytë në ndeshje e shënoi Vinicius Junior, në minutën e 42’. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë. Në pjesën e dytë, Vinicius e shënoi golin e dytë në ndeshje dhe të tretin për Real Madridin në ndeshje. Vetëm një minutë më vonë, Rodrygo e katërfishoi epërsinë e Los Blancos. I njëjti realizoi edhe njëherë tjetër në minutën e 84’. Golin e nderit për Valencian e realizoi Hugo Duro, në minutën e 88’. Real Madridi pas fitores mbetet në vendin e dytë me 32 pikë, me dy pikë më pak se Girona që është në vendin e parë.