Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Real Madridi nis sezonin e ri ndaj Osasunës, El Clasico në tetor

NULL NULL
02.07.2025 20:42

Është publikuar zyrtarisht kalendari i La Ligës për sezonin 2025-2026.

Real Madridi do ta nisë kampionatin në shtëpi, gjegjësisht në stadiumin “Santiago Bernabeu” kundër Osasunës në mesin e gushtit.

Ndeshja e parë El Clasico ndaj Barcelonës do të zhvillohet po në Bernabeu, mes datave 25-26 tetor, ndërsa ajo e kthimit në “Camp Nou” më 9 ose 10 maj.

Derbi i parë kundër Atletico Madrid do të luhet në “Wanda Metropolitano” më 27 ose 28 shtator, dhe ai i kthimit më 21 ose 22 mars.

Pavarësisht angazhimeve në Kupën e Botës për Klube, stafi i Xabi Alonsos po planifikon sezonin e ri me kujdes.

Pas një sezoni të vështirë, madrilenët kërkojnë të rikthehen te suksesi në La Liga.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.