Real Madridi kthehet te fitorja pas dy barazimeve rresht NULL NULL 11.03.2023 15:55 11.03.2023 15:55 Real Madridi është kthyer te fitorja, pasi mposhti Espanyolin si vendas, me rezultat të ngushtë 2-1, në kuadër të xhiros së 25-të në La Liga. Të parët në epërsi kaluan mysafirët me anë të Joselu, në minutën e 8’. Real Madridi u hodh pastaj në sulm, ku e gjeti golin e barazimit me anë të Vinicius Junior, në minutën e 23’. Pak para se të përfundonte pjesa e parë, Eder Militao e dërgoi në epërsi Real Madridin. Në pjesën e dytë, Reali shënoi edhe njëherë në minutëne 93’, me anë të Marco Asensios, i cili vulosi fitoren. Real Madridi pas fitores, mbetet në vendin e dytë me 56 pikë, pas 25 ndeshjeve, me gjashtë pikë larg Barcelonës, që është në pozitën e parë, me një ndeshje më pak të zhvilluar. /Klankosova.tv. Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Sonte në Rubikon, Vlora Çitaku - flet për bllokadën politike, aktgjykimin e Kushtetueses dhe zgjidhjet e PDK-së 4 days