Real Madridi fiton me rezultat të thellë kundër Shakhtarit (VIDEO)

Real Madridi fiton me rezultat të thellë kundër Shakhtarit (VIDEO)

NULL NULL
1 month më parë

Real Madridi ka fituar me rezultat të thellë 5-1 kundër Shakhtar Donetsk, në kuadër të raundit të tretë në Ligën e Kampionëve.

Të parët kaluan në epërsi madrilenët, pasi vendasit shënuan në portën e tyre, me këtë epërsi minimale shkuan në pushim.

Në pjesën e dytë, Real Madridi e dyfishoi epërsinë me Vinicius Junior në minutën e 51-të, teksa i njëjti pas pesë minutave shënoi prapë, golin e tretë e shënoi Rodrygo në minutën e 65-të, ndërsa ndeshjen e mbylli Karim Benzema në minutën e 90-të.

Real Madridi pas kësaj fitore kalon në pozitën e dytë me gjashtë pikë, teksa Shakhtar Donetsk në vendin e fundit me një pikë. /Klankosova.tv/.