Lajmet e fundit

Real Madridi ka marrë një fitore dramatike 2-3 në udhëtim ndaj Elches, në xhiron e gjashtë të La Ligës.
“Los Blancos” kaluan në epërsi përmes autogolit të Matias Dituro (25’), ndërsa Kylian Mbappe dyfishoi rezultatin në minutën e 33-të, transmeton Klankosova.tv.
Elche reagoi në pjesën e dytë, me Abiel Osorio (71’) dhe Fer Nino (83’) që barazuan shifrat.
Megjithatë, Real Madridi nuk u dorëzua dhe Carlos Espi shënoi në minutën e 90+1’, pas asistimit të Mbappes, për t’ia siguruar fitoren skuadrës madrilene.
Me këtë triumf, Reali shkon në 15 pikë, ndërsa Elche mbetet me vetëm dy pikë.