Real Madrid nuk lejon befasi, Mbappe dyfishon epërsinë NULL NULL 14.08.2024 22:27 14.08.2024 22:27 Kylian Mbappe Mbappe e ka dyfishuar epersinë e Real Madridit ndaj Atalantas, në Superkupën e Evropës. Francezi arriti që në debutim të realizojë gol për “mbretërit”, duke e çuar në 2-0 rezultatin në minutën e 68, raporton Klankosova.tv. Fillimisht uruguajani Federico Valverde, 9 minuta më parë krijoi avantazhin. Pjesa e parë u mbyll pa gola, me të vetmin rast serioz në fund, kur Rodrygo goditi shtyllën e epërme të Mussos. Kurse në pjesën e dytë, bergamezet rrezikuan seriozisht, por portieri belg Courtois bëri mrekulli, njofton Klankosova.tv. Te tabori italian mungojnë disa lojtarë, por tre prej tyre janë ndër më të mirët që ka Atalanta, pasi Scamacca, Zaniolo dhe Toloi janë të lënduar, njofton Klankosova.tv. Nga ana tjetër te madrilenët vazhdon të mungojë Alaba, kurse së fundmi iu bashkangjit edhe Camavinga. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.