Real Madrid ndalet me barazim nga Valencia në prag të “El Classico” (VIDEO) NULL NULL 15.12.2019 23:08 15.12.2019 23:08 Real Madrid nuk ka arritur të marrë më shumë se një pikë nga ndeshja e sontme me Valencian. Në “Mestalla” takimi përfundoi 1 me 1. Të parët në epërsi kaluan vendasit me golin e Carlos Soler, në minutën e 78-të. Ndërkaq një pikë për “Los Blancos” e siguroi Karim Benzema që realizoi në fund të takimit. Poashtu dje baraz u nda edhe Barcelona me Real Sociedad-in 2 me 2. Barca dhe Reali do të takohen më 18 dhjetor në derbin më të madh futbollistik “El Classico”. https://www.youtube.com/watch?v=zyxwi9M3MNA *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.