21:00, 10 Gusht 2018

Real Madrid ka rënë dakord për një marrëveshje për  shërbimet e mesfushorit të Bayern Munchen, Thiago Alcantara.

Sipas Onda Cero , ish-lojtari i Barcelonës është opsioni i shefit të Madridit, Julen Lopetegui, për të zëvendësuar Mateo Kovaçiç, i cili i është bashkuar Chelseat, transmeton KlanKosova.

Besohet se është arritur një marrëveshje me lojtarin, dhe tani ajo ka nevojë për Bayernin që ta vulosë.

Spanjolli  është i njohur për Lopetegui, pasi ka luajtur nën taktikat e tij, për ekipin kombëtar spanjoll.

27-vjeçari kuptohet se është i interesuar për një kthim në Spanjë, ku ai erdhi prej akademisë së Barça, si një i ri, përpara se të startonte në ekipin e parë, dhe është i etur për një sfidë të re në La Liga.

27 vjeqari në vitin 2013 nënshkroi për Bavarezët,  dhe ka një kontratë të vlefshme deri në qershor 2021.

Konkurs Pune

Lexo më shumë