“Real Madrid ka mjaftueshëm para për të blerë Mbappen dhe Haaland verën e ardhshme” NULL NULL 15.09.2021 15:20 15.09.2021 15:20 Presidenti i La Liga, Javier Tebas, tha se Real Madridi ka para të mjaftueshme për të blerë Kylian Mbappen dhe Erling Haaland verën e ardhshme. “Real Madridi ka para të mjaftueshme për të nënshkruar si Kylian Mbappen ashtu edhe Erling Haaland verën e ardhshme”, tha Tebas. “Ata nuk kanë humbur para, për më tepër, ata kanë shitur asete”. Madrid u përpoq të merrte shërbimet e Mbappes këtë verë, pasi thuhej se Mbappe donte të largohej nga Parisi, shkruan DailyStar, transmeton Klankosova.tv. Kontrata aktuale e Mbappes skadon verën e ardhshme, ndërsa kontrata e Haaland thuhet se përmban një klauzolë lirimi për më pak se 75 milionë euro. “Ajo që nuk është e kuptueshme është se dikush që humbet 400 milionë euro, po shpenzon 500 milionë për paga dhe ende refuzon oferta si ajo për Mbappem”, tha Tebias, duke thumbuar PSG-në. “Rregullat në Francë po dështojnë, ato po dëmtojnë tregun evropian, sistemi i UEFA-s është i gabuar, kjo nuk do të lejohej në një sektor tjetër”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Zvicra publikon fanellat për Evropian, Xhaka: Mezi pres që së shpejti t'i vesh 21 minuta më parë