Real Madrid blen Danilon nga Porto NULL NULL 02.04.2015 07:11 02.04.2015 07:11 Zyrtare: Real Madrid ka njoftuar se ka arritur marrëveshjen me Porton për transferimin e Danilo Luiz da Silva, për 31.5 milionë euro. Befason Reali i Madridit. Klubi më i titulluar në Spanjë nëpërmjet një komunikatë për shtyp njoftoi se kishte arritur marrëveshjen me Porton për transferimin në “Santiago Bernabeu” të Danilo Luiz da Silva. Mbrojtësi brazilian i datëlindjes 1991 do t’u bashkohet Los Blancos gjatë verës me një kontratë që e lidh me skuadrën e kryeqytetit spanjoll deri në vitin 2021. Kartoni i Danilos do t’u kushtojë arkave të Realit 31.5 milionë Euro. Mbrojtësi i djathtë e ka nisur karrierën me skuadrën Amerika, të qytetit Belo Horizonte, për t’u transferuar më pas te Santosi në vitin 2010. Bashkë me Neymar fitoi Kupën e Libertadores si dhe luajti në finalen e Botërorit të Klubeve ndaj Barcelonës, me ekipin katalanas që fitoi me rezultatin e thellë 4-0. Pikërisht në janar të 2012 iu bashkua Portos që pas më shumë se tre vjetësh arrin ta shesë për 31.5 milionë Euro. Gjatë këtij sezoni Danilo është aktivizuar në 32 ndeshje me Porton, duke shënuar 4 gola. 23-vjecari ka patur një rol kyc në formacionin e Lopetegui, duke fituar edhe besimin e Dungës në Kombëtaren Braziliane. Danilo pritet të zërë vendin e Alvaro Arbeloas në fund të sezonit, por për të luajtur titullar duhet të fitojë konkurrencën me Carvajal. Danilo do të jetë futbollisti i 23-të brazilian në historinë e Realit të Madridit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll U largua nga ekipi papritur, Federata Italiane e Futbollit po e ndjek penalisht ish-trajnerin Roberto Mancini 1 orë më parë