Real luajti me 10 lojtarë, Bale dështoi NULL NULL 06.05.2015 09:12 06.05.2015 09:12 Mandatory Credit: Photo by Sipa/REX Shutterstock (4751479l) Gareth Bale (R) during the Champions League semifinal match Juventus vs Real Madrid played at the Juventus Stadium in Turin, ITALY -05/05/2015 Photo Matteo Ciambelli / Sipa Press Juventus v Real Madrid, UEFA Champions League Semi-Final Football, Juventus Stadium, Turin, Italy - 05 May 2015 Ish-kapiteni i Manchester United dhe legjenda e futbollit irlandez, Roy Keane, ka kritikuar Gareth Balen për paraqitjen e mbrëmshme ndaj Juventusit. Ai tha se uellsiani nuk ofroi gjë në fushë dhe për pasojë, asnjë ekip nuk mund të fitojë me 10 lojtarë. Real Madrid luajti me vetëm 10 lojtarë, të martën kundër Juventusit, pasi Gareth Bale dështoi ta kryejë punën e tij. Këtë koment e bëri ish-lojtari i Manchester Unites, Roy Keane, gjatë komentimit të ndeshjes në televizionin ITV. Ai tha se Bale nuk ofroi gjë dhe gjithmonë e zgjodhi për vetë opsionin më të lehtë të veprimit në fushë. “Ndeshja nuk fitohet me 10 lojtarë”, tha Keane. “Arsyeja pse ai (Bale) u mor në Madrid është të jetë i fortë, të sfidojë rivalët. Sonte, në cdo aksionit të tij një-kundër-një, ai dështoi”. Uellsiani ka vuajtur nga një lëndim në këmbë, qe disa javë, por pavarësisht kësaj, trajneri Carlo Ancelotti vendosi të luajë me të në 11-shën startuese të Realit ndaj Juventusit, të cilën madrilenët e humbën 2 me 1. Ndeshja e kthimit luhet pas një jave. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.