Real e do Pogban, konfirmon Zidane NULL NULL 15.06.2015 19:37 15.06.2015 19:37 Zinedine Zidane e ka pranuar se Reali është i interesuar për ta blerë Paul Pogban. Trajneri u klubit të të rinjve të Madridit ka thënë se mesfushori i Juventus është një lojtar fantastik, i komletuar, në gjendje të depërtojë përpara dhe të shënojë gola. “Në kuptimin e lojës së futbollit, ai është i jashtëzakonshëm”, ka thënë Zidane në një intervistë për radio stacionin francez, RTL. Ish-lojtari më i mirë në botë ka thënë se për talentët si Pogba janë të interesuar shumë ekipe, prandaj as Reali nuk bën përjashtim, transmeton Klan Kosova. Për këtë futbollist të Juventusit janë të interesuar edhe Manchester City, Chelsea dhe Barcelona dhe gara se kush do të marrë atë, pritet të jetë më e nxehta këtë verë./klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.