Real dhe Barça duan mbrojtësin e Sevilla - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Real dhe Barça duan mbrojtësin e Sevilla

NULL NULL
16/03/2018
Mbrojtësi francez mund të jetë lojtari i radhës për transferimin e të cilit do të përballen dy gjigantët e Spanjës gjatë verës

Barcelona dhe Real Madrid pritet të sfidojnë njëri-tjetrin për nënshkrimin e qendërmbrojtësit të Sevilla, Clement Lenglet.

Francezi 22-vjeçar ka qenë në listën e transferimeve tek Barcelona dhe tani Zinedine Zidane do që ta ketë atë në radhët e veta.

Klauzola e largimit të tij nga skuadra është në shifrën e 30 milionë eurove, ndaj pritet të ketë shumë konkurrencë për transferimin e tij.