Reagon zëvendësministri Ndou: Fotografitë nga festa, janë të vjetra

Reagon zëvendësministri Ndou: Fotografitë nga festa, janë të vjetra

2 muaj më parë

Zëvendësministri i Shëndetësisë, Pjetër Ndou, ka reaguar ndaj lajmit  që e shfaq atë duke festuar në një aheng familjar.  Ai, ka sqaruar se bëhet fjalë për kremtën e organizuar vitin e kaluar në përvjetorin e 25-të të martesës, dhe se sivjet nuk ka pasur kurrfarë ahengu.

Portali KlanKosova.tv raportoi sot më herët për disa foto të bëra virale e ku zëvendësministri shihet duke festuar, dhe bëri lajm bashkë me komentin se kjo po ndodh pikërisht në kohën kur qeveria ia ndaluar tubimet si masë parandaluese ndaj pandemisë COVID-19.

KlanKosova.tv shpreh keqardhje për publikimin e lajmit pa e konfirmuar datën e mbajtjes së kremtës dhe pa kontaktuar me Ndoun.