Lajmet e fundit

Ditët e fundit janë publikuar disa video të kompozitorit shqiptar Adrian Hila, ku shfaqet në momente intime me figura publike.
Në lidhje me pretendimet që kanë qarkulluar në rrjetet sociale, ka reaguar edhe artistja shqiptare Rozana Radi, e cila ka mohuar të ketë lidhje me ndonjë prej videove të publikuara.
Përmes një reagimi, Radi ka theksuar se nuk shfaqet në asnjërën prej videove dhe se nuk ka lidhje me videon për të cilën është pretenduar emri i saj.
“Unë nuk jam në asnjë prej videove të publikuara dhe nuk kam asnjë lidhje me videon që po pretendohet”, është shprehur ajo.
Artistja ka kërkuar që emri i saj të mos përfshihet në pretendime të pabazuara, duke theksuar se ka jetën dhe familjen e saj.
“Kam familjen time, kam partnerin tim në krah dhe kam një jetë timen. Ju lutem, mos e përdorni dhe mos e njollosni emrin tim pa asnjë bazë”, ka deklaruar Radi./Klankosova.tv