Reagon presidenca pas marrëveshjes Serbi-Rusi: Deri kur BE do ta tolerojë këtë? NULL NULL 29.05.2022 18:34 29.05.2022 18:34 Blerim Vela, shefi i stafit të presidentes Vjosa Osmani, ka reaguar pas lidhjes së kontratës Serbi-Rusi për furnizimin me gazin natyror. Vela pyeti Bashkimin Evropian se deri kur do ta tolerojë këtë, pasi Serbia po vazhdon të mbajë lidhje të forta me Rusinë derisa kjo e fundit po e vazhdon luftën në Ukrainë. “Putin dhe Vuçiq ranë dakord në një telefonatë sot se Rusia do të vazhdojë furnizimin me gaz natyror për Serbinë dhe dy vende do të forcojnë partneritetin e tyre”. “Serbia, një vend kandidat për në BE, në vend që të përafrohet me sanksionet e BE-së thellon bashkëpunimin me Rusinë. Deri kur BE do ta tolerojë këtë?”, ka shkruar Vela në llogarinë e tij në Twitter, transmeton Klankosova.tv. Kujtojmë se sot, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, zhvilloi një telefonatë me presidentin rus, Vladimir Putin, ku ranë dakord që të vazhdohet kontrata për gazin natyror edhe për tri vjet. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 12 orë më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 12 orë më parë