Reagon Hovenieri pas bisedës së Kurtit me Sullivanin NULL NULL 30.09.2023 11:33 30.09.2023 11:33 Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka reaguar pas bisedës që zhvilloi këshilltari për Çështje të Sigurisë Kombëtare i presidentit amerikan Joe Biden, Jake Sullivan me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Hovenieri, thotë se ShBA-ja është e shqetësuar me dërgimin e trupave nga ana e Serbisë në kufirin me Kosovën, transmeton Klankosova.tv. “Telefonatë e rëndësishme ndërmjet këshilltarit për Siguri Kombëtare, Jake Sullivan dhe kryeminisrit Albin Kurti. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të shqetësuar për moblizimin e ushtrisë serbe pranë kufirit me Kosovën”, shkroi Hovenier. “Ne bëjmë thirrje për për de-përshkallëzim të menjëhershëm dhe konsiderojmë zbatimin e plotë nga të dyja palët marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja si mjet për të garantuar stabilitetin”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Inspektorati i kryeqytetit me aksione për taksitë e paautorizuar dhe autobusët që nuk respektojnë itinerarin e tyre (FOTO) 17 orë më parë