Reagon FC Prishtina ndaj gjyqtarit Mervan Bejtullahu NULL NULL nga Emanuell Syla 02.05.2023 15:43 nga Emanuell Syla 02.05.2023 15:43 FC Prishtina ka bërë një ankesë në faqen zyrtare të klubit, drejtuar Federatës në lidhje me gjyqtarin Mervan Bejtullahu. Klubi nga kryeqyteti, në kërkesën drejtuar FFK-së, ka thënë se “gjyqtari Mervan Bejtullahu është i padëshiruar në ndarjen e drejtësisë në ndeshjet tona”. Bejtullahu, sipas FC Prishtinës, “më nuk është i dëshiruar të na i gjykojë ndeshjet deri në mbarim të këtij edicioni dhe të njëjtit do t’i vazhdohet ndalesa edhe për edicionin e ardhshëm”. “Për të treguar arsyet e këtij vendimi tonë drastik janë të shumta, që nga fillimi i këtij edicioni e deri te ndeshja e fundit me Llapin kur anulohet goli i rregullt. Ne si klub jemi lodhur duke u frikësuar dhe duke u marrë me të njëjtin gjyqtar në çdo dy-tre ndeshje sa ai na delegohet”. “Ne e bëjmë të qartë së nuk kemi probleme me gjyqtarët tjerë, megjithëse ka pasur gabime në dëmin tonë, por i kemi konsideruar si gabime njerëzore. Por, z. Bejtullahu e ka tepruar në çdo gjë dhe tani më është bërë e tepërt”, thotë FC Prishtina. Klubi thotë se po i njëjti gjyqtar “më nuk i gjykon Ballkanin, vendim ky i marrë gjatë zhvillimit të kampionatit dhe ky vendim duam të vlejë edhe për neve”. “Po ashtu, do të ndërmarrim të gjitha masat që me video incizime përcjellëse ta njoftojmë edhe UEFA-n edhe FIFA-n për gabimet e marra në dëm të ekipit tonë nga ky gjyqtar që njëherësh bartë edhe stemën e FIFA-s”, theksoi FC Prishtina. /Klankosova.tv Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.
Futboll Rexha: Që prej ardhjes së Currit, Prishtina ka reflektuar dhe ka treguar vlera të larta 2 months