Reagon edhe Fatmir Limaj - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Reagon edhe Fatmir Limaj

NULL NULL
17/06/2015

Kryetari i Nismës Për Kosovën, Fatmir Limaj ka reaguar përmes një postimi në facebook ndaj ndalimit të liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj nga autoritetet sllovene.

Lexojeni më poshtë reagimin e Limajt:

Rasti i z. Haradinaj sot tregoi më së miri se ata që kanë biseduar dhe po bisedojnë çdo ditë me Serbinë në Bruksel, se sa të pa interesuar janë për të mbrojtur qytetarët e vendit nga veprimet arbitrare e kriminale të pasuesve të Millosheviqit.

Në vend që të kushtëzohej Serbia për t’i ndalur këto veprime, ata siç po shihet as që e kanë ngritur këtë çështje në bisedime me palën serbe.
Fatkeqësisht kjo është gjëndja në këtë vend, ku drejtuesit e kanë hallin e vet e jo mbrojten e qytetarëve dhe interesat e shtetit.
Sot z. Haradinaj ballafaqohet me maltretime procedurale, e neve nuk na mbetet tjetër veç se të kërkojmë nga autoritetet sllovene të bëjnë atë që ka qenë dashur ta bëjnë ata që për disa vite përqafohen e bisedojnë me pasuesit e Millosheviqit.

Prandaj kërkojmë nga autoritetet sllovene ta lirojnë menjëherë kryetarin e AAK-së, njëherësh deputetin e Kuvendit të Kosovës, Ramush Haradinaj.