Reagon Aqareva: Akti fyen gjithë popullin e Drenicës - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Reagon Aqareva: Akti fyen gjithë popullin e Drenicës

NULL NULL
28/05/2015

Lidhur me dënimin e shpallur një ditë më parë nga Gjykata Themelore e Mitrovicës ndaj “Grupit të Drenicës”, duke thënë se dënimi i Sulltanit është krim, dhe se ky akt fyen gjithë popullin e Drenicës ka reaguar edhe fshati Aqarevë.

Në një komunikatë lëshuar nga kryetari i këtij fshati, Musli Haxha thotë:

Fshati Aqarevë është i indinjuar thellë, lidhur me dënimin e pa merituar dhe absurd, që i është dhënë dje nga Gjykata Themelore në Mitrovicë, gjeneral Sylejman Selimit dhe disa ish bashkëluftetarëve të tij, në një process gjyqësor të pa kuptimt dhe të pa drejtë.

Komuniteti i këtij fshati , duke e njohur punën dhe sakrificën e z. Selimi, është plotësisht i  bindur në pafajësinë e tij. Ne cilësojmë se ky akt fyen gjithë popullin e Drenicës, fyen luftën çlirimtare, heronjtë, viktimat, të gjallët dhe te vdekurit.

Vendimi që u dha dje nga gjyqtarët e EUELX-it, e që për bazë kishte deklarimet e disa deshmitarëve kontradiktorë dhe të rremë, nuk mund të akceptohet ndryshe veçse i nxitur dhe i motivuar politikisht. Ne jemi të bindur se komandanti, njeherësh edhe bashkëfshatari ynë Sulltani, nuk ka bërë asnjë krim, por prangosja dhe  dënimi i tij është krimi më i madh që është bërë në Kosovën e lirë.Ne presim nga drejtësia kosovare që në instance më të lartë, ta permirësoj këtë pa drejtësi ndaj ish luftetarëve të UÇK-së, ndërsa djemtë tanë të kthehen aty ku e kanë vendin, në shërbim të atdhut. Fshati Aqarevë është me Sulltanin dhe shokët e tij, dhe nuk do të rreshtë së kerkuari drejtësi per ta.

Kështu shkruan kryetari i fshatit Aqarevë, Musli Haxha.